Dorëhiqet Artan Etemi: Kam nxjerrë ku*fomat me duart e mia, përjetova trishtim!

Ngjarja tragjike që ndodhi ditë më parë në qytetin e Tetovës, akoma është prezente në jetën e çdokujt nga ne.
Ashtu si u paralajmërua ditë më parë, i pari që merr përsipër të jap dorëheqje si akt morale, është drejtori ekonomik në spitalin e Tetovës, Artan Etemi.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook shkruan se: “Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tr*agjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia ku*fomat e vik*timave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral.

Në shkrimin e tij Etemi potencon se do të qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona.
Kujtojmë që në këtë rast të rënd që ndodhi në qytetin e Tetovës, jetën e kanë humbur 14 persona.