Dorëheqjet në Qytetin e Shkupit nuk kanë të ndalur – NP “Parqet dhe Gjelbërimet” mbetet pa drejtor


Pas nëntë muajve të menaxhimit të “Parqeve dhe gjelbërimit”, Angele Sotirovski dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të ndërmarrjes publike. Sotirovski që vjen nga Partia Socialiste, në koalicion me VMRO-në ka thënë se shkak për dorëheqjen e tij është ambienti i krijuar së fundmi qe sipas tij nuk do ti jepte hapsirë të fokusohet në menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjes.

“Vlerësoj se ambienti i ri politik në Qytetin e Shkupit nuk do të më lejojë që maksimalisht të fokusohem tek më e rëndësishmja , e ajo është menaxhimi I suksesshëm I ndërmarrjes. Pikërisht për këtë, tërhiqem nga detyra U.D Drejtor”, deklaroi Angell Sotirovski, U.D Drejtor në NP “Parqet dhe Gjelbërimet”./KlanMacedonia/