Donnarumma pranoi një nga kartonët e verdhë më të çuditshëm të këtij sezoni (VIDEO)

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma mori ndoshta kartonin e verdhë më të çuditshëm të sezonit kundër Marseilles. Skuadra franceze fitoi ‘Le Classique’ me rezultat 2-1, me Neymar dhe Kylian Mbappen që shënuan golat, ndërsa për vizitorët realizoi nga Duje Caleta-Car.

Por fitorja e fundit shfaqi një moment të çuditshëm nga portieri Donnarumma, i cili u ndëshkua me karton të verdhë për veprimet e tij të pakuptimta. Heroi i Italisë në Euro 2020 doli nga porta e tij në minutën e 92-të për të ndaluar një sulm të Marseilles dhe e bëri këtë me sukses.

Megjithatë, atëherë kur ai kishte topin, ish-lojtari i Milanit vendosi të mos pasonte te një shoku i skuadrës apo edhe ta shkelmonte topin. Në vend të kësaj, nën presion minimal, ai e ktheu topin mbrapa dhe vendosi të humbiste pak minuta të ndeshje, por gjyqtari Francois Letexier e kuptoi idenë italianit dhe e ndëshkoi me karton të verdhë që ishte tejet i çuditshëm. /Telegrafi/
https://twitter.com/HaychhAFC/status/1515794196686385158?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1515794196686385158%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdonnarumma-pranoi-nje-nga-kartonet-e-verdhe-te-cuditshem-te-ketij-sezoni%2F