Vendimet e samitit të udhëheqësve të Evropës Jugore (MED 7) në Korsikë të enjten dhe aleanca e Greqisë me Francën kanë provokuar reagime të forta në Turqi. Kjo u pa si në reagimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, por edhe raportet e shtypit turk.
Tayyip Erdogan reagoi përmes një video në twitter, duke publikuar një deklaratë kur ishte kryebashkiak i Stambollit. Ai e ngarkoi atë rreth orës 01:00 të mëngjesit në llogarinë e tij personale (dhe jo të presidencës) në Tëitter dhe mesazhi ishte i qartë.
Në deklaratën e risjell në kohë, Erdogan shprehet: “Është një tryezë ujqërish që po përgatitet. Doni te na hani? Ne jemi shumë të mëdhenj, ju nuk do të keni sukses. Nuk mund ta bëni ”.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) September 10, 2020