Kryetari i Këshillit të Europes Donald Tusk të martën do fillon turneun e Ballkanit Perëndimor duke vizituar Tiranën, Podgoricën, Beogradin, Prishtinën, Sarajevën dhe Shkupin
Tusk do të vizitojë Shkupin më 27 prill dhe do të marrë pjesë në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perendrimor ne samitin Brdo-Brioni, qe do ta organizoje Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Mesazhi për miqtë tanë është i qartë: Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin, si dhe investitori më i madh, donatori më i madh, tregu më i madh tregtar dhe premtimi më i mirë për një të ardhme më të mirë për qytetarët.
Takimi i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje duhet të konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit .
Dita e fundit e vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor, Tusk do të jetë në Shkup, me një takim me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
– Të gjitha takimet do të jenë një mundësi e rëndësishme për përgatitjen e samitit të ardhshëm të krerëve të shteteve ose qeverive të BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor në Sofje më 17 maj.Gjithashtu do jetë njëmundësi për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me BE,- thonë nga Këshilli Evropian.