Donald Trump Jr rezulton pozitiv me Covid-19


Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump ka dalë pozitiv për koronavirus, sipas zëdhënësit të tij.
Donald Trump Jr, 42 vjeç, u diagnostikua në fillim të kësaj jave dhe ka qenë në izolim, transmeton tv21.tv.
“Ai ka qenë plotësisht asimptomatik deri më tani dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e rekomanduara mjekësore Covid-19”, sipas deklaratës.

Don Jr është i dyti nga fëmijët e presidentit që rezulton pozitiv.
Barron Trump, 14 vjeç, gjithashtu u diagnostikua muajin e kaluar, por u shërua shpejt.