Donacion për zjarrfikësit e Tetovës në raste të vërshimeve

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim vazhdon mbështetjen për njësinë e zjarrfikësve në vend. Kësaj radhe kjo drejtori ka ndarë pajisje për njësinë e zjarrfikësve të Tetovës për nevoja gjatë vërshimeve. Nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se qëllimi i donacioneve është që të rritet kapaciteti intervenues i zjarrfikësve gjatë fatkeqësive elementare. “Pajisja është në vlerë prej 20 mijë eurove dhe këta mjete janë nga buxheti I drejtorisë që ndahen për komunat. Vitin e kaluar kemi ndarë donacion për intervenime gjatë fatkeqësive të rënda në komunikacion dhe tërmetet. Poashtu kemi ndarë edhe mjete tjera për njësinë e zjarrfikësve dhe shpresoj se do t`iu nevojiten në situata të ndryshme. Si drejtori por edhe si qeveri vazhdojnë të mbështesim komunat dhe jemi në përgatitje e sipër që të ndajmë edhe një donacion me pajisje dhe automjete kurse shpresojmë se deri në fund të vitit edhe ai donacion do të kryhet”, tha Bekim Maksuti, drejtor i drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim. Udhëheqësi i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës Uka Aliti, thotë se me këtë donacion do të arrijnë që më lehtë të përballen me fatkeqësitë elementare sidomos gjatë vërshimeve. Ai tha se në të kaluarën kanë patur mungesa të shumta si njësi e zjarrfikësve, por kohëve të fundit nuk mungon përkrahja e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe komunës së Tetovës. “Pranuam një donacion mjaft të vlefshëm për profesionin tonë që qytetarëve tanë t`ju jemi pranë në momente të vështira. Kemi pranuan pajisje që do të nevojiten gjatë vërshimeve eventuale për t`ju ndalë në ndihmë qytetarëve. Të gjithë e dinë se në vitin 2015 kishim vërshime dhe në atë kohë nuk I kishim këta pajisje, ndërsa tani I kemi. Kjo do të na lehtësojë punën tonë gjatë intervenime sepse përfshijmë një territor prej gjashtë komunave dhe është një donacion mjaft I vlefshëm”, tha Aliti.

Nga Komuna e Tetovës thonë se do të vazhdojnë përkrahjen ndaj zjarrfikësve të Tetovës dhe kanë falënderuar edhe institucionet qendrore që ndihmojnë në këtë drejtim. “Ne gjithmonë do të mundohemi që të hapërojmë me kohën dhe të ndihmojnë këtë njësit, sepse këtu nuk tolerohen gabime dhe lëshime që për shkak të mungesës së pajisjve të mos arrijmë të shpëtojmë jetë. Besoj se edhe si drejtori edhe si komunë do të jemi në hap me kohën që të pajisim si duhet këtë njësi që të jemi në mbrojtje të qytetarëve”, u shpreh Sadat Sulejmani, përfaqësues i komunës së Tetovës. Nga Njësia e zjarrfikësve theksojnë se kanë bërë edhe trajnime të vazhdueshme edhe në raste të tërmeteve, kurse një përvojë tashmë e kanë edhe gjatë pjesëmarrjes në tërmetin katastrofal në Shqipëri.
Urim Hasipi (koha.mk)