Donacion nga Ambasada e SHBA-së për uljen e përhapjes së Kovid-19

Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz sot në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë një donacion nga Shtetet e Bashkuara Amerikës, përmes Byrosë për luftë ndërkombëtarë kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) në vlerë prej 35.000 dollarëve amerikanë, si mbështetje për zvogëlimin e përhapjes së KOVID. -19.

Siç informohet nga PPRMV, në kuadër të këtij donacioni, gjykatat, Akademia për gjyqtarë dhe Prokurorit publike, Këshilli për prokuroritë publik, burgje dhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve do të marrin fonde për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve dhe xheleve antibakteriale për dezinfektim dhe larje të thatë të duarve.

Ambasada e SHBA-së në Shkup do të japë gjithsej 6.360 pako me nga gjysmë litër xheli antibakterial për dezinfektim dhe larje të thatë të duarve, si dhe 400 mjete/tretës prej 10 litrash për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve, të blera nga prodhuesit vendas.

Donacioni, i cili do të dorëzohet nga ambasadorja Bërnz, do të merret nga u.d. kryetari i Gjykatës Supreme Faik Arsllani, Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve Jovica Stojanovic.