Don Xhoni me lutje për prindërit: Leni fëmijët që t’i ndjekin ëndërrat, mos u bën një prind që thotë ‘jo bre se ti s’munesh’

Reperi nga Drenica, Don Xhoni, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjete sociale.
Ai shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme, gjersa nuk mungon edhe me postime të tjera duke dhënë këshilla apo kritika për ndonjë ngjarje të ndodhur.

Kësaj radhe, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka bërë një shkrim në të cilin u bën lutje prindërve që t’i lejojnë fëmijët e tyre t’i ndjekin ëndrrat apo dëshirat që kanë.