Don Xhoni me anglishten e tij të “çalë”, jep intervistë për radion gjermane

Don Xhoni ka dhënë një intervistë për një radio gjermane me bazë në Berlin.
Ai ka folur në anglisht sa i përket vitit të “çmendur” të karrierës së tij.

Paraprakisht, i vetëdijshëm për anglishten pak të çalë, ai me humor i ka kërkuar ndjekësve që të mos e tallin për anglishten e tij, me të cilën në fakt ia doli goxha mirë të bashkëbisedojë me moderatorin radiofonik gjerman.

Mes tjerash, në intervistë reperi falënderoi Zotin për suksesin.
Don Xhoni foli edhe sa i përket bashkëpunimit me Loredanën.

“E dua mendësinë e saj, punën, bënë muzikë të çmendur. Ishte nder për mua që ajo [Loredana] bëri muzikë me mua. Nuk bëj shumë bashkëpunime. Bëj vetëm me ata që i shoh se mund të punoj me ta. Loredana është boss, gangsta” – shtoi mes tjerash Don Xhoni.
Reperi poashtu konfirmoi bashkëpunimin me Butrint Imerin për këngën që del këtë muaj.