Don Xhoni i kthehet ashpër Sinan Vllasaliut: Kujdes me hundën, kqyr pak çka po fol

Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu në një intervistës së fundit nuk i ka kursyer komentet dhe kritikat për disa prej artistëve të rinj të estradës.

Sinani është pyetur rreth këngëve të reperëve Mozzik dhe Don Xhoni, muzika e të cilëve tha se nuk i pëlqen.

“Japonezët me ia rregulluar tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Kjo ka bërë që reperi nga Drenica të reagoi gjatë një live në rrjetet sociale, i cili tha se Vllasaliu duhet të ketë kujdes dhe ta kontrollon veten kur flet.

“Zotëri Sinanit i them kujdes me hundën se ti e mbyt hundën, kontrollo veten, kqyr pak çka po fol se nuk duhet me fol palidhje, i nderuar koleg se i ke do vjet, duhet të bëhesh gjysh, duhet t’i gëzosh nipat e të iu flasësh për histori dhe për muzikë e jo të filozofosh”, dëgjohet të thotë Don Xhoni.

Ndërkohë, reperi tutje u shpreh se nëse Sinani ka nevojë për mbështetje mund t’i shkruaj dhe ai është i gatshëm t’i ndihmojë.

“Kush na njeh e dinë që jemi prej njerëzve që nuk ka shanse t’i bimë në qafë askujt, por as nuk lëmë askënd të na provokojë, kujtdo që ia merr mendja sa i përket asaj pune, e kam cek e dini lokacioni, nuk e kemi problem, por jo të flas ashtu se i ka do vjet, jemi rritë me muzikë të tij, nuk duhet të bie në atë nivel një artist i madh si ai, nëse ka nevojë për mbështetje le të më shkrun, e përkrahim pa problem”, ka thënë reperi i hiti “Corazon”.