Doli nga spitali t’i përshëndeste përkrahësit: Mjekët e quajnë veprimin e Trump ‘çmenduri’


Dje Presidenti amerikan Donald Trump i cili është infektuar me koronavirus vendosi të bënte një shëtitje me veturën e tij për të përshëndetur përkrahësit e tij e kjo po cilësohet si çmenduri nga një ekspert i shëndetësisë. Trump 74 vjeç u largua për pak kohë nga Qendra Mjekësore Ëalter Reed në Maryland ku ai po trajtohet për COVID-19 kështu që ai të mund të përshëndeste turmat që prisnin jashtë spitalit.

Ai u ul në një SUV të blinduar, i veshur me një maskë dhe u bënte me dorë njerëzve ndërsa po drejtohej përgjatë rrugës. Dr James Philips në Universitetit George Ëashington dhe mjek në Qendrën Mjekësore ku po trajtohej Trump e përshkroi këtë rrugë si ‘’çmenduri.’’ Ai shkroi në Tëitter: “Ai SUV presidencial është jo vetëm antipl*umb por i mbyllur hermetikisht kundër su*lmit kimik. Rreziku i transmetimit të COVID-19 brenda është aq i lartë sa del jashtë procedurave mjekësore. Pa përgjegjësia është befasuese.’’

“Çdo person i vetëm në automjet gjatë asaj ‘makine’ presidenciale krejtësisht të panevojshme tani duhet të jetë në karantinë për 14 ditë. Ata mund të sëmuren. Ata mund të vdesin. Për teatër politik. Komanduar nga Trump për të vënë jetën e tyre në rrezik për teatër. Kjo është çmenduri “. Jonathan Reiner profesor i mjekësisë dhe kirurgjisë në Universitetin George Washington shkroi në Twitter: “Duke bërë një udhëtim gëzimi jashtë Walter Reed presidenti po vë detaje të Shërbimit të tij Sekret në rrezik të madh.

“Në spital kur vihemi në kontakt të ngushtë me një pacient COVID ne vishemi me PPE të plota: Fustan doreza N95 mbrojtje e syve kapelë. Mjekët e tij duhet të kishin thënë jo. Ata duhet të ngrihen për atë që është e drejtë. Kjo është e gabuar.” Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se makina “u pastrua nga ekipi mjekësor si i sigurt për t’u bërë” duke shtuar se u morën masa paraprake duke përfshirë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale.