Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, shqiptari goditet për vdekje nga treni në Itali!

Një 73-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali, pasi është përplasur nga treni. Mediat italiane bëjnë me dije se Xhevdet Zena po ecte në errësirë kur u godit nga treni, i cili i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në Pavia pranë Castelnovettos, të dielën rreth orës 18:00. Disa orë pasi ishte larguar nga banesa, vajza e saj e shqetësuar kishte kërkuar ndihmë në polici për të gjetur të atin.

“Ne po kërkojmë babanë që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, pallto kafe, ec ngadalë”, thuhej në njoftimin e shpërndarë nga vajza pasi babai i saj ishte larguar për disa orë nga banesa.