“Dola pak në patrullim kah Ujmani”, Labinot Tahiri tallet me Xhelal Sveçlën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri, është tallur me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, përmes një video në Facebook.

“Qetu dola pak në patrullim kah Ujmani, gjithçka po duket në rregull😉”, ka shkruar Tahiri, duke sqaruar më poshtë se po bën shaka, meqë ndodhet në Dubrovnik. Ndryshe, para dy ditësh, Ministri Sveçla njoftoi se Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, shkroi Sveçla.