Dokument/ Kërkesa e Spasovskit për shkarkimin e Mizrahit arrin në Kuvend

Tv21 ka siguruar kërkesën që Kryeministri Oliver Spasovski e ka dërguar në Kuvend për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi. Kërkesa ka arritur në Kuvend pak orë më parë.

Kurse të njëjtën kryeministri e paralajmëroi në pres konferencën e sotme në të cilën tha se nuk mund të bëhet marrëveshje me njerëz që shkelin Kushtetutën. Ai më tej tha se Mizrahi është dashur që interesat e shtetit t’i vendos para interesave të partisë.

Kurse ministrja, Rashella Mizrahi këmbëngul që tabelën e ka trashëguar, por nga ana tjerët këmbëngul se nuk do ta ndryshoj të njëjtën edhe nëse është e nevojshme do të paguaj dënim.