Doktoron Donika Bakiu, Tetovës i shtohet edhe një doktor shkence!

Donika Bakiu sot ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës me temë “Analizë etnolinguistike në disa vepra të Fatos Kongolit”duke fituar titullin Doktor i shkencave filologjike në lëminë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Donika Bakiu shkruan: “Mirënjohje të veçantë për babin tim Fatmirin dhe mamin tim Mirjetën, motrën time Bardhën për inkurajimin dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë këtij udhëtimi akademik. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për mentorin tim prof. dr. Zeqir Kadriun për udhëzimet e vazhdueshme, sugjerimet dhe këshillat e tij gjatë gjithë kësaj periudhe. Dëshiroj të falënderoj anëtarët e komisionit: prof. dr. Vebi Bexhetin -kryetar, prof.dr. Hamit Xhaferin -anëtar, prof.dr. Mustafa Ibrahimin-anëtar dhe prof. dr. Begzad Baliun-anëtar i jashtëm për këshillat dhe sugjerimet e tyre të vlefshme. Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin, që patëm me të gjithë ata që i kisha krahë, ata që më dhanë sugjerime dhe këshilla gjatë përfundimit dhe shkrimit të këtij disertacioni. Faleminderit për mbështetjen tuaj, për udhëzimet dhe për ndihmën tuaj kur më duhej më shumë! Mirënjohje për të gjithë arsimtarët dhe profesorët që pata prej në shkollë fillore e deri këtu ku jam sot!
Doktoratura është një nga frutat më të ëmbla që çdokush në fushën e arsimit merr pas vitesh e vitesh punë të palodhur. Me përkushtimin që nuk zbehet kurrë dhe me përgjegjësinë që rritet çdo ditë e më shumë! Unë ia dola me sukses edhe kësaj sfide! Përgjithmonë Donika juaj!”