Doktoron Bukurije Etemi Ademi edhe një doktor shkence i shtohet vendit!

Bukurije Etemi Ademi me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës në Fakultetin e Drejtësisë të UEJL me temë: “Mjetet juridike për mbrojtjen e të drejtave të palëve dhe pjesëmarësve në procedurën për përmbarim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në të drejtën komparative” shkruan Pa Censurë!

Komisioni profesional shkencor bashkërisht me kandidaten Dr.Sc. Bukurije Etemi – Ademi adresuan përfundimet dhe rekomandimet shkencore për përforcimin e kapaciteteve institucionale të përmbaruesve dhe respektimin në shkallë më të avancuar të interesave të qytetarëve dhe komunitetit afarist!

Komisioni shpjegoj se shumë hipoteza janë testuar me përdorimin e metodave grafike dhe tabelare, me metodat e studimit të rastit dhe me shfrytëzimin e lidhjeve deduktive dhe induktive si proces logjik gjatë kërkimeve shkencore.

Doc. Dr Agim Nuhiu pjesë e komisionit tha se të gjjthë u pajtuan me përfundimin se gjithnjë duhet të gjendet balanci adekuat në mes kreditorit dhe debitorit duke marrë parasysh nenin 6 dhe 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Pa Censurë i uron Bukurije Etemi Ademit titullin dhe i dëshiron vetëm suksese!