Doktori që zbuloi i pari koronavirusin u çensurua, tashmë është vetë i infektuar

Më 30 Dhjetor, Li Wenliang hodhi një ‘bombë’ në grupin e çatit të shkollës së tij mjekësore, ku tha se 7 pacientë nga një treg lokal ushqim deti ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS. Më pas këta pacientë kishi mbërritur në spitalin e tij.

Li shpjegoi se, sipas një testi që ai kishte parë, sëmundja ishte koronavirus një familje e madhe e viruseve që përfshin sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes.

“Unë vetëm doja t’i kujtoja shokët e mi të universitetit që të ishin të kujdesshëm,” tha ai.

Li, një mjek 34-vjeçar që punon në Wuha , u tha miqve të tij që të paralajmërojnë të dashurit e tyre. Por brenda disa orësh, pamjet nga mesazhet e tij kishin shkuar virale, shkruan CNN.

“Kur i pashë duke qarkulluar në internet, kuptova se ishte jashtë kontrollit tim dhe unë ndoshta do të ndëshkohesha,” tha Li.

Dhe në fakt ai kishte të drejtë.

Menjëherë pasi ai postoi mesazhin, Li u akuzua për shpifje nga policia e Wuhan. Deri tani virusi ka marrë të paktën 425 jetë dhe ka sëmurë më shumë se 20,000 njerëz globalisht, përfshirë Li.

Nga një shtrat i kujdesit intensiv në spital, Li i tha CNN se ai ishte konfirmuar të shtunën se ishte infektuar me koronavirusi.

Diagnoza e tij ka ngjallur zemërim në të gjithë Kinën, ku një reagim po rritet kundër çensurës së shtetit përreth sëmundjes.