Doktoreshat punojnë më shumë se doktorët ndonëse paguhen më pak, thotë studimi

Në fakt doktoreshat kalojnë më shumë kohë me pacientët, urdhërojnë bërjen e testeve dhe kalojnë më kohë duke diskutuar mbi parandalimin e sëmundjeve se sa kolegët e tyre burra, kanë gjetur studiuesit e New Englasn Journal of Medicine.

“Kjo ngre pyetjet se në qoftë se ne paguhemi për atë që punojnë në kujdesin shëndetësor, ka thënë Dr. Ishani Ganguli, specialist i mjekësisë së përgjithshme në “Harvard Medical School and Brigham”, që i ka prirë studimit.

Ganguli dhe kolegët e saj kanë shikuar të dhënat që mbulojnë 24 milionë vizita gjatë 2017-ës në SHBA.
“Kemi llogaritur se gratë paguesin 87 cent të dollarit për çdo orë pune krahasuar me kolegët e tyre burra”, ka thënë Ganguli.