Doktor Geri, mjeku i mrekullueshëm, në gjendje të rëndë

Dr.Gerond Husi është jo vetëm njëri nga emrat më të rëndësishëm të endokrinologjisë në Shqipëri, por edhe një nga mjekët më të dashur për pacientët dhe kolegët. Këtë e thotë çdokush që e njeh. Doktor Gerond Husi është 49 vjeç, punon në QSUT te Shërbimi i Endokrinologjisë. Prej 11 shkurtit ai është infektuar me Covid-19 në krye të detyrës, në spitalin ku punon.

Familja e tij e kaloi, ndërsa Dr. Geri është rëndë në terapi intensive. Familja, miqtë dhe kolegët luten për një mrekulli që doktori t’ia dalë të fitojë betejën siç ka fituar gjithë betejat me të keqen, ndërsa ka ndihmuar mijëra pacientë t’ia dalin, pa kërkuar kurrë asgjë, ashtu siç është më i miri dhe modesti nga të gjithë kolegët, të cilët sot vetëm luten që doktori i mrekullueshëm t’ia dalë!