‘DOJA T’I MBYSJA QË TË MOS VUANIN MË’, FLET NËNA QË DONTE TË VRISTE VAJZAT BINJAKE: BURRI MË PREMTOI…

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Fier, flet 42 vjeçarja Rudina Kishta e cila i vuri flakën shtëpisë të bashkëjetuesit dhe më pas tentoi të mbyste dy vajzat e saj binjake.

42-vjeçarja Rudina Kishta në dëshminë e saj është shprehur se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.

Sipas saj duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte është ndjerë e zhgënjyer.

Gjithashtu, Kishta është shprehur se vajzat kërkonte t’i mbyste që të mos vuanin më.

“Doja t’i mbysja vajzat sepse nuk doja që të vuanin më”, mësohet të jetë shprehur 42-vjeçarja.

Bëhet me dije se çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.