Kreu i AKR-së dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shpall non-grata në vendin tonë nacionalistin danezo-suedez që ditë më parë dogji librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.
Ai tha se ky veprim ishte i neveritshëm dhe sulm i drejtpëdrejt ndaj komunitetit mysliman në botë.
“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë”, shkroi ndër tjerash ai.