Dogani: Ligji për amnisti është mashtrim – kërkojmë hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

Shkruan: Rufki Dogani nga “Grupi i Kumanovës”

Te nderuar bashkatedhetare dhe bashkekombas shqiptar,

Mar guximin te bej nje shkrim ne lidhje me temen me aktuale ne moment ne R.M.V., teme e cila bisedoet 24 ore na burgjet dhe jasht saj, ne lajme e protale, behet fjale per Ligjin per Amnesti i cili pritet te votohet ne parlamenti i ketij shteti, ku do te perfitojn amnesti nje pjese e konsiderushme e te burgosurve.

Edhe pse ne pamje te pare ky ligj duket si lajm i mire, ne thelb per mua ky ligj sec tjeter vec se “te mbulosh djellin me shoshe”, ky shtet manipulues nepermjet politikaneve te korruptuar, inicon kete lloj ligji me qellim mbulimit te djallzive dhe pazareve te flliqta qe jane bere ne kurriz te nje pjese te caktuar te denuarve nga gjykatat e turpit dhe mashtrimit, nuk dua te luaj rolin e negativit edhe nuk jam kunder askujt qe e pret me gezim kete ligj, por une jam shum skeptik edhe shum i zhgenjyer nga personat te cilat na dhan fjalen per hetim nderkombetare te rastit te Kumanoves e jo amnesti te krimeve qe nuk jan kryer, te amnestoesh nen cilesine e terroristit eshte njelloj sikur te denohesh per here te dyte, ju rikujtoj se une vuaj denim nen e akuzen e terrorizmit, denim per te cilin nuk ka asnje fakt dhe asnje deshmi, une nuk kam sulmuar askend, nuk kam vrare asnje, ose kam pushtuar dikend, por pa fakte, me falsifikime, me mashtrime jam ketu ku jam, une dhe shum shoke tjere, te cilet si une nuk presim te amnestoemi ose te falemi nga ky shtet, por presim Hetim nderkombetare, zbradhjen e rastit, edhe rishqyrtim te te gjith fakteve dhe venjen ne banken e te akuzuarve pergjegjesit e vertet, ata te cilet na dhunuan e vrane mbasi u be dorzimi jone edhe ata qe premtuan dhe deri sot asgje nuk realizuan, ata te cilet bene edhe bejne pazare ne emer dhe kurriz tone, per keto kategori njerzish mendoj qe ligji per amanesti eshte i qelluar.

U bej thirrje politikaneve dhe personave pergjegjes qe te pershpejtojne Hetimin nderkombetare ne lidhje ma rasitin e Kumanoves, qe e verteta te dali ne shesh, e jo te falemi per krime qe nuk i kemi kryer.