Doganat e RMV-së, nga 33 femra në pozita udhëheqëse vetëm 3 shqiptare

Doganat e Maqedonisë së Veriut, dje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit, në faqen zyrtare në Facebook, publikuar te dhëna për përfaqësimin e grave në këtë institucion, dhe numrin e atyre në pozita udhëheqëse.

Sipas asaj që mund të shihet, nga 33 femra nëpër pozita udhëheqëse të publikuara me fotografi dhe mbishkrim ku shihet emri mbiemri dhe pozita që kanë, del se nga 33 sa janë gjithësej, vetem 3 janë shqiptare, e 30 maqedonase. Kthyer në përqindje, te Doganat e RMV, nga ky numër 9% janë shqiptare e 91% maqedonase.
LINKU I DOGANAVE KETU

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=370439274898200&id=100057963912847

Ndryshe, sipas të njejtit publikim 72% të punësuarve në Doganë janë meshkuj, e 28% femra.

15% e burrave janë në pozita udhëheqëse dhe 19 % e grave kanë pozitë udhëheqëse.