Dogana konfiskoi një furgon, kishte bunker për fshehje të mallit!

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një minibus me targa të Shqipërisë pasi në pikën kufitare “Tabanoc” gjatë kontrollit është gjetur një pjesë e projektuar posaçërisht për fshehjen e mallrave.

Nga Doganat thonë se minibusi bënte transport të jashtëligjshëm të pasagjerëve në linjën Tiranë – Bruksel.

“Rasti është zbuluar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanovcë nga inspektorët doganor të ekipit mobil të Departamentit për kontroll dhe hetime, të cilët kanë kryer kontrollin e minibusit. Pas kallëzimit në gjykatën kompetente, e njëjta ka marrë vendim për konfiskimin e automjetit, ndërsa shoferit të mjetit i është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së nenit 263 paragrafi 7 dhe nenit 269 paragrafit 2 nga Ligji për Dogana”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganës.