Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen katër byzylykë ari me vlerë 586 mijë denarë

Janë sekuestruar katër byzylykë ari në vlerë prej 586.224 denarë me peshë totale prej 77,5 gram, pasi janë gjetur në çantën e një gruaje gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të pasagjerëve në vendkalimin kufitar Bogorodicë në hyrje të shtetit. Pasagjeri i cili udhëtonte si pasagjer nuk i ka paraqitur byzylykët në organet doganore, informojnë nga Drejtoria doganore.

– Gjegjësisht, ajo së bashku me shoferin dhe katër persona të tjerë në hyrje të vendit, në pyetjen se a kanë për të raportuar, janë përgjigjur se nuk kanë asgjë, thonë nga Drejtoria doganore.

Ndaj personit është bërë kallëzim penal për ekzistimin e dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” e dënueshme nga neni 278 i Kodit Penal.