Dogana e Maqedonisë: Janë kapur 36.4 kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe një sasi e madhe e ilaçeve të ndryshme


Drejtori i Drejtorisë së Doganave në RMV ka njoftuar se nga ana e doganierëve janë kapur sasi e drogës dhe ilaçeve në kuririn e Bllacës dhe Jazhincës.

“Në pikën kufitare Bllacë janë kapur 36.4 kilogramë lëndë narkotike marihuanë.

Në pikën kufitare Jazhincë janë kapur 7,847 pako të ndryshme ilaçesh.

Këto veprime janë një provë e qartë e nivelit të lartë të disiplinës të arritur gjatë periudhës së kaluar, si dhe e përkushtimit të madh të doganierëve në luftën kundër të gjitha formave të krimit.
Numri i rasteve të kapjeve në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti është rritur për 70 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar” shkruan drejtori i Doganave.