Dodik bllokon njohjen e Kosovës, nga Bosnja dhe Hercegovina. Komshiq dhe Xhaferoviq votojnë pro

Pas seancës së sotme të rregullt të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe dy seancave të jashtëzakonshme, një anëtar i këtij institucioni shtetëror, Zheljko Komshiq ka thënë se ai dhe kryesuesi Shefik Xhaferoviq votuan që Bosnja ta njeh Kosovën dhe se Millorad Dodik ishte kundër.

“Z. Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër tij dhe do të jetë një temë në javët e ardhshme”, tha Komshiq, raporton Dnevni Avaz, transmeton Klan Kosova.

Sa i përket sesionit të dytë të jashtëzakonshëm në të cilin u votua për transferimin e Ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem, Dodik, siç pritej, e mbështeti atë si iniciator, ndërsa Komšić dhe Džaferović ishin kundër