Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Arianit Reka përmes programit ndërkombëtar Fulbright vijon hulumtimet shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në SHBA, në bashkëpunim me disa shkencëtarë të njohur ndërkombëtarisht, ka arritur suksese në lëmin e kërkimit shkencor.
Këtë semestër, përkatësisht në muajin mars, ai ka zhvilluar një ligjëratë në “Southern Illinois University”, ndërkaq në muajin qershor do të ligjërojë në Universitetin e Omahas. Një tjetër sukses që duhet veçuar është edhe botimi i studimit të të tij në revistën me faktor ndikimi:https://www.sciencedirect.com/…/abs/pii/S0950061822012338.
Si rezultat i arritjeve të lartpërmendura, Doc. Dr. Arianit Reka, është ftuar që t’i vijojë për një vit studimet postdoktorale nga UCLA (University of California – Los Angeles).
Duhet theksuar se UCLA është universiteti nr. 1 prej universiteteve publike në SHBA (https://www.usnews.com/…/national-universities/top-public), universitet lider në SHBA dhe, për kuadrot universitare është një mundësi e shkëlqyeshme për t’u rritur edhe më shumë në aspekt shkencor, për të nxitur bashkëpunim ndëruniversitar si dhe për një zhvillim të përgjithshëm.