Sokol Dobruna, idh-udhëheqës i Gjykatës së UÇK’së, ka folur për Gjykatën Speciale dhe për mundësinë që ai të jetë një nga të akuzuarit e kësaj gjykate për shkak të dënimit të njerëzve gjatë luftës.
Dobruna ka shpjeguar edhe raste kur ka marrë vendime për pushkatimin e personave që Gjykata e UÇK’së ka vendosur.
Dobruna në emisionin Frontal të Televizionit 7 ka thënë se nuk pajtohet me ekzistencën e një gjykate sipas ligjeve të Kosovës, por të veprojë jashtë saj.
“Unë mund të shkoj aty, por nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, ka thënë ish-udhëheqësi i Gjykatës së UCK’së.
“Disa për qejf i kisha likuidu, por nuk kemi dashur ta dëmtojmë emrin e UÇK’së”, thotë ai, duke e rrëfyer punën e institucionit të krijuar nga Ushtria Çlirimtare.
“Ne ia kemi thirrë prindërit dhe iu kemi treguar se do t’i dënojmë. Ka pasur prind që ka thënë hallall jeta e djalit tim, nëse e ka bërë veprën, pushkatojeni” .