Doarsa Kica reagon pas dorëheqjes së Ziadin Selës


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka shkruar pas dorëheqjes së Ziadin Selës nga pozita e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.
“Falemnderit për atë që përfaqësoni, Z. Ziadin Sela”, ka shkruar deputetja në Facebook. Edhe për deputeten Doarsa Kica-Xhelili është raportuar se ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo. Por ajo ende nuk e ka konfirmuar atë, e prej kohës së atyre raportimeve ajo s’ka pasur ndonjë paraqitje.