Do të vazhdojë debati për propozimin francez, ja kur

Është mbyllur edhe dita e dytë e debatit mbi propozimin francez. Edhe gjatë ditës së djeshme, ashtu si ditëve tjera nuk kanë munguar tensionet dhe fishkëllimat me surle nga ana e opozitës maqedonase, ndërsa nuk munguan as sharjet dhe fyerjet deri te përplasja fizike mes Dimitar Apasievit të Levicës dhe Martin Kostovski nga LSDM-ja. Vazhdimi i seancës është caktuar për nesër në orën 11:00, ku kanë ngelur dhe tre deputet për të marrë fjalën dhe me gjasë pas përfundimit të debatit do të votohet edhe propozimi në fjalë.