Do të shqyrtohet mundësia për shtyrjen e afatit të dokumenteve personale

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot njoftoi se MPB-ja ka përgatitur dhe do të dorëzojë në qeveri disa urdhëresa me fuqi të ligjit për shtyrjen e afatit të dokumenteve të identifikimit dhe atyre të udhëtimit.

“DO të shqyrtohet shtyrja e afatit të dokumentave personale, respektivisht për letërnjoftimet, pasaportat, leje qëndrimi i shtetasve të huaj eventualisht edhe patent shoferët. Do të shqyrtohet mundësia për të gjetur mundësi tjetër për shpërndarjen e dokumenteve personale që tashmë janë gati”, tha mes tjerash Çulev./Alsat