Do të rikthehet në ‘Përputhen’ sërish? Shqipe Hysenaj habit me deklaratën e saj

Shqipe Hysenaj është konkurrentja e parë e cila u pezullua nga emisioni “Për’puthen” dhe largimi i saj bëri bujë të madhe në rrjet. Pas largimit, Shqipja nisi të publikonte ‘bombat’ e saj për produksionin dhe konkurrentët dhe vazhdon ende të trazojë rrjetin me informacione të reja, si ky i fundit për Andin dhe Melisën. Madje, shumë prej fjalëve të saj kanë rezultuar të vërteta, duke i bërë ndjekësit të ndryshojnë mendim për Shqipen.

Ish-konkurrentja i përgjigjet me një video ku shprehet se i ka falur të gjithë ata që i kanë kërkuar ndjesë për fjalët e thëna dikur, pasi i kupton fare mirë. Pyetja që na tërhoqi vëmendjen lidhej me ‘rikthimin’ e Shqipes në “Për’puthen”. “Shqipe, shko si e ftuar tek “Për’puthen” dhe thuaj 2 fjalë për Tean se e meriton të marrë një mësim të mirë.”- i shkruan një ndjekës.

Ish-konkurrentja tregon se e ka këtë dëshirë, për t’i përplasur të gjithëve të vërtetën në fytyrë. “Nuk të gënjej, kam shumë dëshirë të shkoj dhe kam akoma më dëshirë sikur të ishin të gjithë. Por kur them të gjithë, nga fillimi i emisionit e deri më sot. Nuk e keni ideni çfarë do kishit parë!”- është shprehur ajo duke qeshur.