Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i ftuar në emisionin debatues ClikPlus, tregoi se këtë fundjavë duhet të sillet vendim për t’i publikuar emrat e të gjithë atyre personave të cilëve nuk do të mund tu dorëzohet vendimi për izolim. Filipçe thotë se privatësia nuk është më e rëndësishme se shëndeti publik.
Absolutisht mendoj se duhet të sanksionohen, sepse është rrezikim serioz i shëndetit publik. Është e papranueshme të organizohen mbledhje, e më pas të mos tregohen kontaktet. Me sanksionim të tregojmë se kjo është çështje serioze, se bëhet fjalë për mbrojtje të shëndetit publik, me masat parandaluese gjithkush mbrohet individualisht tha Ministri Filipçe.