Do të pro*testohet në Shkup kundër ak*tgjykimit për rastin “Monstra” dhe “rasteve të mo*ntuara”


Të premten në ora 14:00, në Shkup do të mbahet pro*testë kundër ak*tgjykimit të rastit “Monstra” dhe rasteve tjera “të mo*ntuara”. Pro*testa do të fillojë nga parku i Çairit drejt Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Un, Bedri Ajdari, i ftoj të gjithë qytetarë të dalim të pro*testojmë masovikisht ditën e Premte me 02 Prill 2021, në ora 14:00 për të treguar seriozitet se nuk do t’i tolerojmë dë*nimet Drakonike për njerëz të pafajshëm si dhe dë*nimet selektive dhe me standarde të dyfishta! Kemi mbështetje nga shumë lëvizje dhe shoqata të ndryshme joqeveritare, që na inkurajojnë dhe na nxitin që të vazhdojmë me pro*testa që njëherë e mire t’u a mbyllim derën skenarëve të mëhershme dhe atyre në të ardhmen këtyre rasteve të shëmtuara dhe të mo*ntuara për politika ditore në kohë dhe periudha të ndryshme”, tha kryetari i Këshillit Organizativ për pro*testat kundër ak*tgjykimit për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari.

Ajdari gjithashtu bëri porosi që të pr*otestohet qetë dhe duke i respektuar masat anti-kovid.
Protesta e fundit u mbajt më 26 shkurt, ndërkaq policia atë ditë, vendosi kordonë policore te QT “Mavrovasja”, për çka dhe pro*testuesit e revoltuar u përl*eshën me policinë. Për këtë, 3 persona janë dë*nuar me nga një vit buUrg, ndërkaq njëri me 8 muaj bu*rg. Proces gjyqësor po zhvillohet edhe për 4 persona të tjerë, nën ak*uzën se kanë marrë pjesë në “turmë e cila do të kryejë vepër pe*nale”.

https://www.facebook.com/duamdrejtsii/photos/a.106429604835871/123245573154274/?type=3https://www.facebook.com/duamdrejtsii/posts/123242966487868