Do të ngelim pa Facebook, Zuckerberg e paralajmëron!

FILE - Mark Zuckerberg, chief executive of Facebook, testifies before the House Financial Services Committee on Capitol Hill in Washington, Oct. 23, 2019. The company formerly known as Facebook has hit major turbulence as it suffered its biggest one-day wipeout ever. (Pete Marovich/The New York Times)

“Facebook” dhe “Instagram” mund të mbyllen në Evropë. Mark Zuckerberg ka thënë se do të detyrohet të tërheqë shërbimet kryesore nga rajoni, pas një mosmarrëveshjeje mbi ligjet për mbrojtjen e të dhënave.

“Meta” ka lëshuar në heshtje një paralajmërim duke thënë se mund të mbyllë shërbimet nëse Evropa nuk e lë të kryejë “transferime transatlantike të të dhënave”.

Kjo nënkupton transferimin e të dhënave private të njerëzve nga serverët e sigurt në Evropë, ku ato janë shumë më të rregulluara në SHBA.

Në një raport vjetor për një agjenci të qeverisë amerikane, “Meta” tha se kompania “ndoshta” do të duhet të ndalojë së ofruari “produktet dhe shërbimet e saj më të rëndësishme” nëse nuk miratohet një kuadër i ri.