Do të ndërtohet urë e gjatë prej 16 metra ndërmjet Shipkovicës dhe Brodecit


Komuna e Tetovës me ndihmën e byrosë për zhvillim në periudhën e ardhshme do të ndërtojë një urë që do ti lidh dy fshatrat e malësisë, konkretisht Shipkovicën dhe Brodecin.

Ura kap vlerën e 7.5 milion denarë, ku 3.5 milion denarë do ti financojë byroja për zhvillim dhe 4 milion denarë komuna e Tetovës.

Ura do të jetë me gjërësi 6.8 metra dhe gjatësi prej 16 metra./Pa Censurë