Do të ndërtohet rruga Prizren- Tetovë!


Zv. ministri Bekim Rexhepi, së bashku me ministrin Blagoja Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërorë, Ejup Rustemi u takuan me zëvendësministrin e Infrastrukturës së R. Kosovës z. Hysen Durmishi.

Ata biseduan për projektet e përbashkëta të infrastrukturës me fokus të veçantë pë rrugën nga Tetova në Prizren.
Bashkëpunimi do të vazhdoj në mes dy vendeve dhe dy popujve, për shkak të bashkëpunimit më të madh ekonomik dhe marrëdhënieve dypalëshe.