Pa energji elektrike sot do të mbesin disa pjesë të komunave si Buteli, Çairi, Karposhi, Gjorçe Petrovi, Kisela Voda dhe Sopishte.
Siç informojnë nga QRMK Shkup, nesër pa energji elektrike në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 09:30 do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Ivan Maonlev” në komunën e Butelit, nga ora 08:30 deri në ora 15:30 shfrytëzuesit e rr.Ordan Çopella” nga nr.110 deri në nr.140, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rr, “Jajce”, në komunën e Çairit, nga 09:00 deri në 14:00 shfrytëzuesit e rr.”21″ në Sopishte, komuna e Sopishtes, si dhe shfrytëzuesit e rr.”Shidska” nr.10, nr.12 – hyrjet 2, 3 dhe 4 dhe nr.42 në Komunën e Gjorçe Petrovit.
Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 14:00 energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr.”Rumena Haxhi Panzova” në komunën e Kisela Vodës, ndërsa nga ora 13:30 deri në ora 16:00 shfrytëzuesit e vendit të quajtur Osojnicë në Sopishte, komuna e Sopishtes.