‘’Do të mbes pa flokë’’, Tuna kërkon urgjentisht ndihmën e ndjekësve


Altuna Sejdiu është padyshim njëra nga këngëtaret shqiptare më me stil, e cila ka guxuar gjithmonë të eksperimentojë me veshjet dhe stilet në paraqitjet e saj televizive por edhe në përditshmëri.

E veçantë dhe e kuruar deri në çdo detaj Tuna është edhe sa i përket flokëve, me të cilat duket se ka një problem së fundmi dhe ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e saj publikisht.
“Dikush le të më ndihmojë të gjej ngjyruesin tim të flokëve ose do të mbes tullac deri javën e ardhshme”, ka shkruar Tuna.

Ndryshe këngëtarja ka pak kohë që është bërë nënë për herë të dytë duke sjell në jetë djalin Zen dhe kjo është arsyeja që ajo është shkëputur nga projektet muzikore dhe koncertet por vazhdon të qëndrojë shumë aktive në rrjetet sociale.
Por rikthimi i saj mund të ndodh shumë shpejt pasi ka pak ditë që këngëtarja nga Shkupi është shfaqur nga një studio televizive ku duket se po përgatit diçka të re.