Fjalimi i sotëm i Ramës në Asamblenë e PS-së ishte kryekëput në shërbim të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
I vetëdijshëm që qeverisja e tij ka rënduar xhepat e shqiptarëve duke shkatërruar edhe atë pak shpresë që kishte mbetur, Rama iu sul të vetëve për të dhënë mesazhin që ai nuk ka faj se të tjerë poshtë tij nuk dinë të drejtojnë dhe tregohen arrogantë ndaj qytetarëve.
Në fund të fjalës së tij, Rama paralajmëroi edhe shkarkime në qeveri në shtator, të cilat do të përpiqen të japin imazhin e një transfuzioni gjaku në kabinet.
Kryeministri do të heqë nga qeverisja ministrat që kanë marrë kosto të mëdha politike deri më sot për shkak të një sërë vendimesh abuzime që nga dhënia me koncension ose PPP e deri tek tarifa për Rrugën Durrës-Kukës.
Vendime të ngjashme të marra me arrogancë nga ministra që nuk kanë as formimin profesional në fushën ku drejtojnë janë edhe futja e biznesit të vogël në TVSH, abuzimet me kontrollet e tatimeve dhe task forcave të panumërta që ia behin çdo mëngjes binzeseve sapo hapin qepenin.
Nuk duhet harruar që që prej ditës së parë kur Rama është futur në zyrën e kryeministrit, pagat janë rritur vetëm për një numër shumë të kufizuar punonjësish në institucionet publike.
Për të gjitha këto Ramës i duhen “kurbane” në shtator dhe duket qartë se dy ministrat që do të bëhen kurban në sytë e shqiptarëve janë pikërisht Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, të cilët kanë rolin kryesor në “nxirjen e jetës” këtij populli duke lehtësuar oligarkët pranë kryeministrit përmes koncensioneve dhe ndryshimeve ligjore kriminale që iu sjellin atyre qindra milionë euro të ardhura. /albeu.com/