Do të ketë rivotim në vendvotimin 2101 në komunën e Zhelinës, KSHZ pranon ankesën e VLEN-it

Në komunën e Zhelinës do të ketë rivotim në vendvotimin 2101. Bëhet fjalë për vendvotim në fshatin Llërcë, ku është konstatuar se një fletëvotimi është e tepërt.
Ankesa është bërë nga koalicioni VLEN.

Koalicioni VLEN ka 10 ankesa për njësinë e gjashtë zgjedhore. Ankesa ka edhe VMRO-DPMNE-ja dhe partitë tjera. Gjithsej 27 ankesa kanë arritur në adresë të KSHZ-së. Pas pranimit të njërës ankesë, pala tjetër ka të drejtën e ankesës plotësuese në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendos në afat brenda 24 orëve.