Do të jetojë në Afrikë, moderatorja shqiptare zbulon të rejat: “ Mamit i pëlqen të kem një partner me ngjyrë”

Prej disa muajsh tashmë moderatorja e njohur Einxhel Shkira është zhvendosur në Afrikë ku dhe po jeton e punon. Për moderatoren edhe pse fillimi nuk ishte siç ajo e priste, duket se po i pëlqen jetesa në Afrikë dhe ka vendosur të rikthehet sërish.

E ftuar në emisionin Rudina, moderatorja ka zbuluar disa detaje nga jetesa e saj në kontinentin Afrikan dhe gjithashtu çfarë mendojnë prindërit e saj dhe sa të hapur do të ishin ata nëse Einxhel do të dashurohej me një afrikan.

“Mami është një çikë me merak, më thotë ‘po s’të pëlqeu, kthehu’. I thashë ‘mami, e kemi mbyllur këtë diskutim, tashmë jam me letra, leje pune’. Edhe një vendase më pyeti, më tha ‘nëse ti do dashuroheshe me një person, familja jote do të të lejonte?’ M’u kujtua që mami im para disa muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre. Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë, më thotë ‘pse se bën dhe ti një kështu si kjo?” thotë ajo.

“Kështu që nuk e besoj se do e kishte problem. I vetmi problem do ishte kjo përplasja kulturore, kushdo që do vinte në Shqipëri nuk do e gjente kulturën e vet. Unë do e kisha të vështirë të përshtatesha me familjen, me vjehrrën dhe vjehrrin aty, se jetës nuk i dihet asnjëherë”, ka vazhduar rrëfimin moderatorja.