Monika Lubonja ka rrëfyer këtë të martë në Fan Club Big Brother VIP se me kë do të ruante miqësinë jashtë spektaklit.
Bazuar në gjithë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP, Monika zgjedh Donaldin, duke theksuar se nuk ka luajtur me strategji brenda shtëpisë.
“Nuk bëra asnjë lloj strategjie, unë nuk kam inat me asnjë. Po të shikosh brenda shtëpisë është Donaldi, është ai që ka përjetuar me mua shumë histori. Edhe kur i kërkohej llogari për herën e fundit për pjesën e Triksës m’u duk jo mirë, kur ne buzëqeshim se merret ashtu nga të tjerët. Për Beatrixën edhe kur i thash doja të vinte atë natë”, tha Monika.
Kujtojmë se aktorja arriti të shkonte deri në gjysmë finale, duke dalë bashkë me Arjolën. Tashmë për çmimin e madh do të votohet për katër finalistët Donald, Ilir, Beniada dhe Einxhel.