Do të formohet regjistër për personat me shikim të dëmtuar

Personat e verbër do të përfitojnë pajisje ortopedike me shpenzimet nën ngarkimin Fondit për Sigurim Shëndetësore dhe do të kenë edhe regjistrin e tyre elektronik. Kjo u dakrodua sot në takimin e realizuar në mes Koalicionit ” Ndryshojmë” dhe ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali. Suaret Alieshen theksoi se është propozuar që ndihmëset ortopedike për fëmijë dhe persona me shikim të dëmtuar të kalojnë në barrë të Fondit për sigurim shëndetësor dhe njëkohësisht do të krijohet një regjistër elektronik për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, i cili do të ndihmojë në ushtrimin e të drejtave të këtyre personave.

Duke qenë se jemi shtet i pavarur që tani e tutje, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrin, përmes ekipit të ri do të bëjmë një program ku do të jetë një program i Ministrisë në dy vitet e para, që të mund këta persona mund t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre, të cilat nuk kanë mundur ti shfrytëzojnë deri më tani, deklaroi Suaret Alieshen nga Koalicioni Ndryshojmë.

Sipas Alishës, edhe pse këto kërkesa janë një lehtësim i madh, nuk i zgjidhin të gjitha problemet. Ai u shpreh i kënaqur për përgjigjen pozitive të ministrit Sali./KlanMacedonia/