“Do shkaktojë dëm të pariparueshëm”, Rusia reagon pas miratimit të ndihmës ndaj Ukrainës: Më shumë ukrainas do vdesin

Zëdhënësi zyrtar i Kremlinit ka reaguar pas votimit të sotëm ku SHBA miratoi ndihmën ushtarake për Ukrainën, me vlerë mbi 60 miliardë dollarë.

Dmitry Peskov thotë se ndihma ushtarake “do të shkatërrojë më tej Ukrainën, duke bërë që më shumë ukrainas të vdesin për fajin e regjimit të Kievit”.

Përveç financimit për Ukrainën, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi gjithashtu dispozita për të ripërdorur asetet e ngrira ruse të mbajtura në SHBA dhe për të devijuar paratë në Kiev.

Ai tha se SHBA “do të duhet të përgjigjet” për këtë veprim, duke thënë se Rusia do ta bëjë këtë në një mënyrë që “i përshtatet më së miri interesave tona”.

Peskov tha se masa do të shkaktojë “dëm të pariparueshëm” në imazhin e Amerikës.