“Do kërkojmë ekstradimin e vëllait të tij”, thotë Daçiç pas vrasjes së Faton Hajrizit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë të premten se do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Fatonit, i cili dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër të enjten.

Këto komente, Daçiç i ka bërë nga vendi ku vra nga policia serbe Faton Hajrizi, të premten.

“Vëllai i Fatonit gënjeu se Fatoni i kishte vjedhur dokumentet. Ai i dërgoi në Serbi”, pretendoi Daçiç, pasi që Artani ka deklaruar se i vëllai ia ka vjedhur dokumentet e tij.

Sa i pëket Faton Hazirit, kreu i MPB-së serbe ka deklaruar se është monitoruar me kamera për dy ditë dhe se “është konstatuar se ka vjedhur një biçikletë”.

“Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policët”, pretendoi Daçiç.