“Do i fusja në shtëpinë time”, ish-konkurrenti i Përputhen pro ardhjes së afganëve

Mbrëmjen e djeshme erdhën në Shqipëri 60 afganë, duke e çuar kështu numrin total të tyre në 275. Është bërë e ditur se këta persona tashmë janë strehuar në Qytetin Studenti. Duket se ardhja e afganëve në Shqipëri i ka ndarë qytetarët në dy grupe, ata që nuk i donin këtu dhe ata që u thonë “mirëserdhët”.
E teksa një qytetar ka realizuar një video kur afganët kanë mbërritur në Qytet Studenti, ai shprehet se kanë përzënë studentët dhe kanë zbarkuar afganët. Sipas tij, ata ende nuk e dinë se ku kanë ardhur.

Kjo video është publikuar nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi, i cili del në mbrojtje të afganëve. Ai u kujton shqiptarëve se si vendet e tjera na kanë pritur ne, ashtu do presim edhe ne refugjatët.