“Do e mbroja edhe Naim Murselin në gjyq”-avokati serb Stojkovic

Vrasja e Liridonës, një ndër rastet më tragjike në Kosovë pas luftës, do të hetohet nga prokurorja serbe, Javorka Perlinçeviç.

Rasti i është ndarë prokurores serbe, pasi në fazën fillestare u hetua nga prokurorja Besa Limani, e cila së shpejti pritet të pensionohet.

Ndërkohë avokati serb Cedomir Stojokvic në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania është shprehur se është avokat dhe nëse i kërkohet që të mbrojë, Naim Murselin, vrasësin e Liridona Ademajt, do e bëjë.

Sipas tij, nuk duhet të shihet se nga vjen avokati që do të merret me një çështje por aftësia e tij.

“Unë jam prefesionist dhe nëse dikush më kërkon që të mbrojë çështjen e tij, patjetër që do e pranojë e tij, patjetër që do e pranojë. Avokatët nuk mbrojnë krimin, por të drejtat e personit, të njeriut. Çdo person ka të drejtat e tij. Sa larg jemi ne nga standardet e Perëndimit, kur ne diskutojmë në këtë çështje ku prokurori është serb apo Kosovar. Këto nuk diskutohen në vende të tjera”-tha ai.